Pasqyra e tregut të KE _Indikatorët kryesor për TM1 2014

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve dhe ofruesve të autorizuar/licencuar dhe atyre potencial të shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton se ka publikuar raportin "Pasqyra e Shkurtër e Indikatorëve të Tregut të Komunikimeve Elektronike" për tremujorin e pare (TM1 - 2014).

Dokumenti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve komunikimeve elektronike, të cilët janë autorizuar/licencuar nga ARKEP dhe ofrojnë shërbime të telefonisë fikse, mobile, internetit,dhe linjave me qira.

Pasqyra e Shkurtër e Indikatorëve të Tregut të Komunikimeve Elektronike mund ta shkarkoni në këtë link: [Pasqyra e Shkurter e Indikatoreve te Tregut te Komunikimeve Elektronike TM1 2014 ]