NJOFTIM PER KESHILLIMIN PUBLIK “Draft Marrëveshje për uljen e tarifave për shërbimet Roaming në rrjetet e komunikimeve mobile

"Draft Marrëveshje për uljen e tarifave për shërbimet Roaming në rrjetet e komunikimeve mobile"

Ndërmjet

Autoriteteve të pavarura rregullatore të komunikimeve elektronike dhe operatorëve të rrjeteve publike të komunikimeve mobile të shteteve: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Mali i Zi, Greqia, Kroacia, Kosova, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Serbia dhe Turqia" 

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saja ligjore;

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike edhe Postare (ARKEP), si organ kombëtar rregullator në tregjet e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës, në kuadër të nismës regjionale të iniciuar nga Rregullatori i Maqedonisë (AEC), për reduktim të tarifave të Roaming-ut do japë kontributin e duhur që kjo marrëveshje, në interesin më të mirë të vendit tonë, të gjejë aplikim në funksion dhe dobi të konsumatorëve dhe operatorët të rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Në kuadër të kësaj nisme  Rregullatori  i Malit të Zi (EKIP)  ka propozuar një Draft Marrëveshje për të gjitha vendet e rajonit , e cila parasheh një koncept të përbashkët që do t'i mundësojë konsumatorëve të rrjetave dhe/ose shërbimeve publike telekomunikuese mobile në vendet e nënvizuara, që gjatë përdorimit të shërbimeve të  Roaming (udhëtimit në vendet subjekt i marrëveshjes) të mos paguajnë çmime të larta për këto shërbimet krahasuar me çmimet e shërbimeve në tregjet nacionale.

Marrëveshja synon që çmimet e Roaming-ut të  reduktohen (zvogëlohen) në disa faza (modeli i përshkallëzimit), duke përcaktuar nivelin maksimal të çmimeve të cilat do të aplikohen nga operatorët e vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje, e cila gjithmonë si model ka praktikat e mira të BE.

Andaj, marr në konsideratë rëndësinë e këtij procesi, Bordi i ARKEP prezanton për këshillim publik:  "Draft Marrëveshjen për uljen e tarifave për Roming";

Faza e këshillimit publik fillon nga data 27 gusht 2014 deri më 05 shtator 2014;

Ftohen të  gjitha palët e interesit; operatorët, shoqëria civile, qytetarët (konsumatorët) e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe të gjithë të interesuarit tjerë të japin kontributin e tyre në këtë proces duke dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre me shkrim në e-mail adresën: arijan.qorolli@arkep-rks.org dhe info@arkep-rks.org .