ART merr pjesë në Forumin IV të Shërbimeve Telekomunikuese

Nën patronatin e Komisionit Evropian, në Stamboll të Turqisë po mbahet Forumi i Katërt i Shërbimeve Telekomunikuese për shtetet e Evropës Juglindore. Në këtë Forum dyditor, përfaqësohet edhe Kosova përmes kreut të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha.

Rëndësi e veçantë gjatë forumit, do t’i kushtohet temave në vijim:

-Procesit legjislativ dhe rishikimit të institucioneve relevante

-Instrumenteve kryesore ligjore, dhe

-Zhvillimeve të fundit në sektorin e telekomunikacionit.