ART aprovon Rregulloren për Procedurën e Zgjidhjes së Konflikteve

Me datën 11.06.2007, në kuadër të plotësimit të Kornizës Rregullatore dhe zbatimit të Ligjit për Telekomunikacion, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka aprovuar Rregulloren për Procedurën e Zgjidhjes së Konflikteve, e cila përcakton procedurën e zgjidhjes së konflikteve në mes të pjesëmarrësve në aktivitetet e telekomunikacionit.