Konsorciumi Ipkonet Telekom Slovenije/ Mobitel edhe formalisht është Fitues i Licencë

logo

Konsorciumi Ipkonet Telekom Slovenije/ Mobitel, më datë 22.02.2007 ka paguar 75, 000,000.00 ( shtatëdhjetë e pesë million euro) në llogarinë e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, dedikuar për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.Konform Pakos Tenderuese dhe Rregullave të Tenderit, konsorciumi Ipkonet Telekom Slovenije/ Mobitel edhe formalisht është shpallur nga ART, me datën 23.02.2007 fitues i Licencës së Dytë për Telefoninë Mobile në Kosovë.

Nënshkrimi i licencës do të bëhet së shpejti në një organizim zyrtar.

Vlerësimi i ofertave nga Komisioni Vlerësues