Komunikatë lidhur me licencimin e Operatorëve Postar

Komunikatë lidhur me licencimin e Operatorëve Postar,

 Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullatvi të Komiunikimeve Elektornike dhe Postare në mbledhjen e 7, të rregullt të mbajtur me date; 19/05/2016, konform agjendës së përcaktuar ka aprovuar – miratuar, dhënien e licencave për ofrimin e shërbimeve postare për katër (4) operatorë postar të cilët kanë aplikuar për licencë për ofrimin e shërbimeve postare korrier dhe ekspres.

 Licencat për ofrimin e shërbimeve postare janë dhënë për operatorët postar; NPQ ‘POSTA E KOSVËS SHA.’; ‘ AL DUSHI SHPK’, si përfaqësuese e UPS dhe ‘KCC SHPK’, si përfaqësuese e TNT, të cilat janë ri-licencuar për afatin prej dhjetë (10) vite, si dhe operatori ‘SELAM SHPK’ i cili është licencuar për herë të parë për ofrimin e shërbimeve postare vendore, - korrier dhe ekspres.