Vendimi nr. 1032 Caktimin e bllokut numerik Jo-Gjeografik (mobil) nga seria (0)45 7xx xxx për përdorim nga Operatori DARDAFON.net LLC

Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16) (tutje referuar si - Plani i Numeracionit); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, “DARDAFON.net” LLC (tutje referuar si – DARDAFON) të datës: 07/06/2017 (Ref.Nr.Prot.532/2/17) dhe konfirmimit zyrtar nga Telekomi i Kosovës. SH.A. për arritjen e marrëveshjes për ndarje të bllokut numerik të referuar në këtë kërkesë të dërguar në ARKEP me 14/06/2017, si dhe në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Bordi I ARKEP me  Vendimin  Nr. 1032(nr. prot.049/B/17) miratoi  " Caktimin e bllokut numerik Jo-Gjeografik (mobil) nga seria (0)45 7xx xxx  për përdorim nga Operatori DARDAFON.net LLC".