Në mbështetje të nenit 10, paragrafi 5), nenit 31, paragrafi 8) dhe nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si; Ligji), Rregullores Nr.27 për Analizat e Tregut, (Ref. Nr. Prot. 039/B/14), neni 3, paragrafi 9) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 1033(nr. prot.049/B/17) miratoi " Vazhdimin e procesit të analizës së tregjeve “Qasja me shumicë bashkëshfrytëzimi –LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe qasje me shumicë brezgjerë (broadband).”