Vendimi Nr. 1059 për ‘‘Ndryshimin dhe Plotesimin e Vendimit Nr. 1032 për ‘‘Caktimin e bllokut numerik Jo--Gjeografik (mobil)) nga seria (0)45 7xx xxx për përdorim nga DARDAFON.net LLC (Ref. Nr. Prot. 049/B/17; d

Në mbështetje të nenit 45 paragrafi 1) dhe 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - Ligji);Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16) (tutje referuar si - Plani i Numeracionit); në bazë të kërkesës së "DARDAFON.net" L.L.C (tutje referuar si - DARDAFON) të datës: 20/09/2017 (Ref.Nr.Prot.615/2/17) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1059 (Ref. Nr. Prot. 059/B/17) aprovoi kërkesën e DARDAFON për ndryshimin e bllokut numerik si në vijim: - Zëvendësohet blloku numerik (0) 45 700 000 - (0) 45 799 999, i caktuar në paragrafin I të Vendimit nr.1032 me bllokun (0)46 100 000 - (0)46 199 999.