Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 1) dhe 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16) (tutje referuar si - Plani i Numeracionit); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, "Telekomi i Kosovës" Sh.A. (tutje referuar si - Telekomi Kosovës) të datës: 11/10/2017 (Ref.Nr.Prot.702/2/17) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) I Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1060 (Ref. Nr. Prot. 060/B/17) caktoi bllokun numerik jo gjeografik mobil (0) 45 7xx xxx për Telekomi i Kosovës Sh.A.