Vendim Nr 1083 - Shtyerja e afatit për çregjistrimin e parapaguesve

Ju njoftojmë se në mbështetje mbështetje të neni 10, paragrafi 4), neni 67,  neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji); Rregullores nr. 30 për regjistrimin e parapaguesve të telefonisë mobile (Ref. Nr.Prot.007/B/17;tutje referuar si - Rregullorja), kërkesës së operatorëve IPKO Telecommunications LLC dhe Telekomi i Kosovës SH.A. (tutje referuar si - operatorët) të datës 09/11/2017 (Ref. e-mail: Thursday, November 09, 2017 2:55 PM), dhe nenit 13 të Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), mbledhjen e 23 - të mbajtur më datë 24 Nëntor 2017, pas shqyrtimit të materialit dhe Rekomandimit të DKE, Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1083 (Ref. Nr. Prot. 066/B/17) miratoi kërkesat e operatorëve për "Shtyerjen e afatit për çregjistimin e SIM kartelave të parapaguesve (persona fizik), të cilët kanë më tepër se dhjetë (10) SIM kartela në emrin e tyre.".

Obligohen operatorët që deri më datë 01 Korrik 2018 të përfundojnë procesin e çregjistrimit të parapaguesve (persona fizik), të cilët kanë më tepër se dhjetë (10) SIM kartela në emrin e tyre.".