Vendim Nr 1085 - Shtyerja e afatit të auditimit

Ju njoftojmë se në mbështetje të nenit 9 paragrafi 3.4), nenit 10 paragrafët 4) dhe 21), nenit 85 paragrafët 1), 2), 3), 4), 5) dhe 6), nenit 79 paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje  - Ligji ose LKE), nenit 8 të Rregullores nr. 29 mbi Standardet Teknike dhe Organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjetave dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike (tutje - Rregullorja), kërkesës së operatorëve IPKO Telecommunications LLC dhe Telekomi i Kosovës SH.A. (tutje referuar si - operatorët) të datës 09/11/2017 (Ref. e-mail: Thursday, November 09, 2017 2:55 PM), dhe nenit 13 të Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 23 - të mbajtur më datë 24 Nëntor 2017, pas shqyrtimit të materialit të lëndës, Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1085 (Ref. Nr. Prot. 067/B/17) miratoi kërkesat e operatorëve për "Shtyerjen e afatit të dorëzimit të raportimit të auditimit të sigurisë".

Obligohen operatorët që deri më 01 Gusht 2018 të dorëzojnë raportin e auditimit të sigurisë.