Në mbështetje të nenit 10, paragrafi 5), nenit 31, paragrafi 8) dhe nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si; Ligji), Rregullores Nr.27 për Analizat e Tregut, (Ref. Nr. Prot. 039/B/14), neni 3, paragrafi 9) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 22 të mbajtur më datë 18 Tetor 2017, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 1168 (Ref. Nr. Prot. 013/B/18) miratoi vazhdimin e procesit të analizës së tregjeve “Qasja me shumicë bashkëshfrytëzimi – LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën – laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronie dhe qasje me shumicë brezgjerë (broadband)” i caktuar me Vendimin nr. 950 (Ref. Nr.Prot.017/B/17), Vendimin nr.1033 (Ref. Nr.Prot.050/B/17) dhe Vendimin nr.1061 (Ref. Nr.Prot.061/B/17).
Procesi i analizës së tregjeve të lartcekura vazhdohet nga data 16 Janar 2018 deri më 15 Prill 2018.