Vendimi Nr.1169 për caktimin e kodit ISPC për përdorim nga operatori mts D.O.O.

 

Në mbështetje të nenit 4 paragrafi 1.26), nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Pika 3.1) e Planit të Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në kodin telefonik shtetëror +383 të Republikës së Kosovës (tutje referuar si – Plani i Migrimit ) të miratuar me Vendimin Nr.935 (Ref. Nr.Prot.011/B/17; dt.23/02/2017); nenit 22 të Rregullores nr.32 (Ref. Nr.Prot.038/B/17) për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (tutje referuar si – Plani i Numeracionit); Rekomandimit Q.708 të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (tutje referuar si – ITU); Aplikacionit për kodin e Pikës së Sinjalizimeve Ndërkombëtare (ISPC) të operatorit mts D.O.O. (tutje referuar si – MTS) të datës 29 Dhjetor 2017 (Ref. Nr.Prot.862/2/17); në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të ARKEP, Bordi i ARKEP në mbledhjen e 27 të mbajtur më datë 03 Prill 2018, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës aprovoi kërkesën për caktimin e kodit ISPC: 7-214-7 (16055).

 

Shkarko dokumentin