Vendimi nr. 1170 për Miratimin e “Rregullore për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10, paragrafi 4), neni 69 paragrafi 1) dhe 2), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji); në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i ARKEP me Vendimin  Nr. 1170 (nr.prot.015/B/18, dt. 16/04/2018) miratoi “Rregullore për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike”