Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, të nenit 10, paragrafët 4), neni 46 paragrafët 1) dhe 2. 1), neni 47 paragraf 1, neni 54 paragrafi 2.3 ) dhe 2.8), nenit 82 paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 98 dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit unanimisht morri Vendimin Nr. 1182 permes se cilit Miratohet fillimi i Konsultimit Publik për Draft Rregulloren për "Shfrytëzimin e brezeve të radio frekuencave për të cilat nuk kërkohet Autorizim Individual dhe Kushtet Teknike të Përdorimit të radio frekuencave në këto breze".