Vendim Nr 1195 - Vazhdimi i procesit te konsultimit per Analizen e tregut WBA dhe LLU

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafi 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 041/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafët 3.8) dhe 3.9) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP me Vendimin nr. 1195 (nr. prot. 031/B/18; dt. 22/05/2018) ka miratuar Vazhdimin e Procesit të Konsultimit Publik të dokumenteve për Analizën e Tregjeve "Qasja me shumicë bashkëshfrytëzimi -LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe qasja me shumicë brezgjerë (broadband)".