Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i ARKEP, në mbledhjen e 28-të të mbajtur më datë 18 Maj 2018, pas analizimit të ecurisë së deritashme të procesit të implementimit të kodit 383 të caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), gjendjes në tregun e komunikimeve elektronike, si dhe pas shqyrtimit të kërkesave të operatorëve për kohë shtesë për përfundimin të këtij procesi, nxjerri Vendimin nr. 1198 (Ref. Nr.Prot. 033/B/18) për implementimin e kodit 383 në Rrjetet e Komunikimeve Elektronike.