Vendim Nr 1226 - Ndryshimi i nenit 19 2 të Rregullores për Kontratat Transparencën dhe Publikimin e Informatave

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10, paragrafi 4), nenet 64, 65, 66, neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 85 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe në përputhje me dispozitat e nenit 10 paragrafi 2.1), nenit 11 paragrafi 3.3) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i ARKEP me Vendimin nr. 1226 (nr. Prot. 039.B/18; dt. 04/07/2018) ka Ndryshuar dhe Plotësuar “Rregulloren nr. 38 për Kontrata, transparencë dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike” (Ref. Nr.Prot.022/B/18).