Në mbështetje të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109, neni 10 paragrafi 5), neni 31, paragrafi 1), paragrafi 3.3), paragrafi 4 dhe paragrafi 8) (tutje referuar si; Ligji), Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut, (Ref. Nr. Prot. 039/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3.3.3), paragrafi 4) dhe paragrafi 13) dhe neni 4 paragrafi 3) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP me Vendimin nr. 1253 (nr. prot. 053/B/18; dt. 01/10/2018) ka miratuar Vazhdimin e Procesit të Analizës së tregjeve "Tregjeve me Pakicë dhe ato të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse".