Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2), nenit 99, nenit 101 të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP në mbledhjen e 32-të të mbajtur më datë 02 Nëntor 2018, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) për ecurinë e deritashme rreth procesit të implementimit të kodeve të caktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), nxjerr Vendimin nr. 1263 (nr. prot. 057/B/18) për Implementimin e Kodit 383 në Rrjetin e Komunikimeve Elektronike.