VENDIM Nr. 1269 - Miratimi për Konsultim Publik per: ‘Planet e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezeve të frekuencave 800 MHz, 900 MHz dhe 1800 MHz për shërbimet mobile të radio komunikimeve IMT ‘

Në mbështetje të nenit 3 paragrafi 1) dhe 2), nenit 9 paragrafi 3), nenit 10 paragrafi 12), nenit 45 paragrafi 1) dhe paragrafi 2), nenit 79  paragrafët 1) dhe 2), nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit  në mbledhjen e 32-të me radhë të mbajtur me datë 02 Nëntor 2018, pas shqyrtimit të materialeve  të përgatitur nga   Departamenti per Menagjimin e Frekuencave -DMF  per ‘Planet  e shpërndarjes dhe shfrytëzimit te brezeve  te frekuencave 800 MHz , 900 MHz dhe 1800 MHz   për shërbimet mobile te radio komunikimeve  IMT’, ka nxjerr Vendim Nr. 1269 ( Ref. Nr. Proto 058\B\18;  dt. 22.11.2018)  per miratimin e fillimit të procesit të këshillimit publik per dokumentet e planifikimeve  te tri brezeve frekuencore per sherbimet IMT :

1.        Brezit 800 MHz  791-821/832-862 MHz për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN).

2.       Brezit 900 MHz  880-915 & 925-960 MHz, për sistemet celulare tokësore GSM, UMTS, LTE ,  WIMAX  dhe IoT, dhe

3.       Brezit 1800 MHz   (1710- 1785 & 1805 – 1880 MHz,)  për sistemet celulare tokësore GSM, UMTS, LTE ,  WIMAX  dhe IoT.