Vendimi Nr 1270 per Ndryshim te Rregullores Nr 16

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 4), neni 54, paragrafët 2.6), neni 56 dhe nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e 32-të me radhë të mbajtur me datë 02 Nëntor 2018, pas shqyrtimit të rekomandimit të Departamenti për Menagjimin e Frekuencave për ndryshimin e tarifave për shërbimet radio amatore, unanimisht morri Vendimin për ndryshimin e Rregullores Nr. 16 për  Shërbimet Radio Amatore në Republikës së Kosovës.