Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16) (tutje referuar si - Plani i Numeracionit); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, "mts" D.O.O. (tutje referuar si - MTS) të datës: 30/10/2018 (Ref.Nr.Prot.690/2/18) të dërguar në ARKEP si dhe në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Bordi i ARKEP me Vendimin Nr. 1278 (nr. prot.064/B/18) miratoi " Caktimin e bllokut numerik Gjeografik (Telefonia Fikse) për përdorim nga Operatori mts D.O.O".