VENDIMI Nr. 1282 për Definim të Tregut “Qasja me shumicë bashkë-shfrytëzim-LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komun

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 1, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafi 1) paragrafi 3.3) dhe paragrafi 4.1) dhe nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) (tutje referuar si; Ligji);, Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut, (Ref. ARKEP Nr. Prot. 039/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafi 3.13) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), Rregulloren për Sigurimin e Qasjes, Nr.Prot.012/B/11 (tutje referuar si – Rregullorja e Qasjes); Rregullorja për Interkoneksion, Nr.Prot.033/B/11; Rregulloren për Bashkë-shfrytëzimin e plotë dhe të përbashkët të lakut dhe nën-lakut lokal Nr. Prot. 024/B/11 (tutje referuar si – Rregullorja për LLU) dhe në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1 dhe 5 i Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP,  nxjerr Vendimin nr. 1282 (nr. prot. 068/B/18)  për Definim të Tregut “Qasja me shumicë bashkë-shfrytëzim-LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimieve elektronike”