Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafi 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 041/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafët 3.8) dhe 3.9) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi I ARKEP me Vendimin nr. 1336 (nr. Prot. 021/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik të:
a) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Qasje në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse '
b) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike lokale dhe/ose kombëtare të disponueshme për publikun të ofruara në lokacionin fiks'
c) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike ndërkombëtare të disponueshme për publikun të ofruar në lokacionin fiks'
d) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Origjinimin e thirrjeve në rrjete publike telefonike të ofruara në një lokacion fiks'
e) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Terminimin e thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale të ofruara në lokacionin Fiks'
f) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet transite në rrjetet telefonike publike fikse'
g) Draft Vendimin për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregjet e Telefonisë Fikse
h) Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'
i) Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e 'Shërbimeve transite kombëtare në rrjetin publik telefonik në lokacion fiks'
j) Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes IPKO Telecommunications LLC si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'
k) Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes "mts" d.o.o. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'
l) Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Kujtesa.Net Sh.P.K. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'
m) Raporti për Analizën e Tregut të Telefonis fikse dhe Përcaktimin e Operatëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT)