Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 35 - të mbajtur më datë 28 Shkurt 2019, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga DMF, morri Vendimin Nr. 1337 përmes te cilit MiratoiPlanet e Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Brezit Frekuencore 800 MHz për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN) dhe Planet e brezeve 900 MHz e 1800 MHz per sistemet celulare taksorë GSM, UMTS, LTE , WiMAX dhe IoT.
Planet e shpërndarjes dhe shfrytëzimit te Brezeve Frekuencore 800 MHz , 900 MHz dhe 1800 MHz hyjnë ne fuqi me date 19.03.2019.
Me këto Plane përcaktohen shpërndarja dhe shfrytëzimi i brezeve frekuencore 790-862 MHz, 880-915 & 925-960MHz dhe 1710- 1785 & 1805 - 1880 MHz duke harmonizuar ato me Vendimet dhe rekomandimet me te reja Evropiane, njëkohësisht duke bere te njohur palët e interesit per mundësin e shfrytëzimit te këtyre brezeve ne përputhje me shërbimet, sistemet FDD dhe TDD dhe parametrat tjerë teknik te parapare ne dokumentet ndërkombëtare.