VENDIM Nr. 1345 Për “Caktimin e blloqeve numerike nga seria e numeracionit gjeografik (3x) për përdorim nga operatori Telekomi i Kosovës SH.A.”

Në mbështetje të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109, neni 45 paragrafi 3), neni 58 paragrafi 4), neni 59 paragrafi 1), (tutje referuar si - Ligji), Rregullores nr.32 për Planin Kombëtar të  Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17; dt.16/06/2017), nenet 4), 5), 7), 8) dhe 15), Bordi I ARKEP pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit "Telekomi i Kosovës" sh.a.në mbledhjen e 36-të, me Vendimin nr.1345 ka aprovuar kërkesën dhe ka caktuar blloqet numerike nga seria 03x.