Në mbështetje të neneve; nenit 3, paragrafët 1) dhe 3), neni 9 paragrafi 3.3), neni 40 paragrafi 1) dhe nenit 79, paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), në mbledhjen e 36-të me radhë të mbajtur më datë 18 Mars 2019, pas shqyrtimit të komenteve të operatorëve dhe rekomandimit të Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE), Bordi i ARKEP me Vendimin nr. 1346 (nr. Prot. 031/B/19) ka Caktuar nivelin e kostos së ponderuar mesatere të kapitalit (WACC) për rrjetat e telefonisë mobile në Republikën e Kosovës.