Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 1, neni 10 paragrafi 5), neni 30, neni 31, paragrafi 1), paragrafi 3.3) dhe paragrafi 4.2) dhe 4.3) , neni 32, neni 33, neni 34, neni 36, neni 37 dhe nenit 79 paragrafi 1 dhe 2) (tutje referuar si; Ligji);, Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut, (Ref. ARKEP Nr. Prot. 039/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafi 3.13) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), Rregulloren për Sigurimin e Qasjes, Nr.Prot.012/B/11 (tutje referuar si – Rregullorja e Qasjes); Rregullorja për Interkoneksion, Nr.Prot.033/B/11; Rregulloren për Bashkë-shfrytëzimin e plotë dhe të përbashkët të lakut dhe nën-lakut lokal Nr. Prot. 024/B/11; në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1 dhe 5 i Statutit të ARKEP, Bordi në mbledhjen e 34 me radhë të mbajtur më 28 Janar 2019 me Vendimin nr.1299 (Ref. Nr.Prot.005/B/19) ka miratuar kërkesën e operatorit IPKO Telecommunications LLC për vazhdimin e afatit për publikimin e Ofertës Referente.