Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109; Planit Aksional për implementimin e Marrëveshjes së Telekomunikacionit në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, pika 1.6); në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 14 të mbajtur më datë 22 Shkurt 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) për procesin e implementimit të kodeve të caktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), me Vendimin nr.935 ka miratuar dokumentin “Plani i Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në Kodin Telefonik Shtetëror +383 të Republikës së Kosovës”.