Vendim Nr. 1388 për Fillimin e Procesit të Konsultimit Publik të dokumentit “ Ripërtitja e Autorizimeve individuale për të drejtën e shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezet 900 dhe 1800MHz

Në mbështetje të nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.6), nenit 10, paragrafi 4) dhe 12), nenit 45 paragrafët 1) dhe paragrafi 2), nenit 54 paragrafi 1), paragrafi 2) dhe paragrafi 4), nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i ARKEP me  Vendim Nr.1388 (nr. prot. 056/B/19; dt. 07/06/2019) ka filluar procesin e konsultimit publik për:

Ripërtëritja e Autorizimeve individuale për të drejtën e shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezet 900 dhe 1800MHz  për operatorët Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe IPKO Telecommunications LLC 

Përmes këtij konsultimi publik ,  njoftohen dhe ftohen palët e interesuara qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim lidhur me këtë dokument brenda afatit prej 15 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 07.06.2019 deri me 22.06.2019.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ARKEP  do të procedojë me interpretimin e komenteve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale komfor dispozitave  ligjore.

Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresën:  visar.halimi@arkep-rks.org  ose info@arkep-rks.org,