Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafi 1), nenit 9 paragrafi 1), neni 64 paragrafi 1) dhe nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Nenit 1, 2, 3, 4, 5, dhe nenit 7 të Marrëveshjes për zvoglimin e çmimeve të shërbimeve të roamingut për rrjetet publike të komunikimeve elektronike mobile në regjionin e Ballkanit Perëndimor” (Ref. Nr.Prot. 249/2/19) të nënshkruar ndërmjet Ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike nga: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore , Mali i Zi dhe Serbia (tutje referuar si – BP) më datë 04 Prill 2019; Rregulloren e BE-së Nr. 531/2012 (BE) mbi “Shërbimin roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme” që është amendametuar me Rregulloren e BE-së Nr. 2015/2120 dhe në Rregulloren Nr. 2017/920 në lidhje me rregullat për tregun me shumicë të roaming, të njëjtë si në shtëpi “roaming like at home-RLAH”; Rregulloren implementuese të Komisionit (BE) nr. 2016/2286, e cila rregullon politikat e përdorimit të ndershëm/drejtë dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit me dt. Vendimin nr. 1393 (nr. prot. 061/B/19) me qëllimi të implementimit të ” Marrëveshjes për zvoglimin e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve mobile në Regjionin e Ballkanit Përendimor” ka bërë “Rregullimin e tarifave me shumicë dhe pakicë të roaming si dhe ato të terminimit të thirrjeve mobile në mes Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”