Vendimi Nr.1399 për Caktimin e kodit MNC për përdorim nga operatori virtual Dukagjini Telecommunications LLC

Në mbështetje të nenit 4 paragrafi 1.26), nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Rregullores nr.32 për Planin Kombëtar të  Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17; dt.16/06/2017), nenet 4), 5), 7), 8) dhe 21.4 (tutje referuar si - Plani i Numeracionit); Pika 3.2) të Planit të Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në kodin telefonik shtetëror +383 të Republikës së Kosovës (tutje referuar si – Plani i Migrimit ) të miratuar me Vendimin Nr.935 (Ref. Nr.Prot.011/B/17, dt.23/02/2017); Nenet 3.3 dhe 4.9 të Kornizës Kornizës së ndryshuar për Operatorët e Rrjetës Virtuale Mobile (Ref. Nr.Prot. 110/08; Korniza MVNO); Rekomandimit E.212 të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (tutje referuar si – ITU); Aplikacionit për kodin e rrjetit mobil (MNC) të operatorit Dukagjini Telecommunications LLC. (tutje referuar si – Dukagjini) të datës 15 Maj 2019 (Ref. Nr.Prot.338/2/19); në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 40-të të mbajtur më datë 24 Qershor 2019, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE), unanimisht morri Vendim për caktimin e kodit MCC MNC: 221 07 për përdorim nga Dukagjini Telecommunications LLC.