VENDIMI Nr. 1401 për Miratimin e dokumenteve për Ripërtërirjen e Autorizimeve Individuale për të drejtën e shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezet 900 MHz dhe 1800 MHz

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.6), nenit 10, paragrafi 12), nenit 45 paragrafët 1) dhe paragrafi 2), nenit 46, nenit 47, nenit 48, nenit 49, nenit 54 paragrafi 1), paragrafi 2) dhe paragrafi 4) dhe  nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), neni 9.4.1 dhe 9.4.1.2 Rregullores nr. 22 për dhënien dhe shfrytëzimin e radio frekuencave (Ref. Nr. Prot. 054/B/13)dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1401 (nr. prot. 065/B/19); dt. 01/07/2019) ka miratuar  dokumentin: Konkluzionet e ARKEP për Ripërtërirjen e Autorizimeve Individuale për të drejtën e shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezet 900 MHz dhe 1800 MHz për operatorët “Telekomi i Kosovës” Sh.A. dhe “IPKO Telecommunications” LLC dhe dokumentim: “Përgjigjet në Komentet e Operatorëve nga Këshillimi Publik i Dokumentit Ripërtërirjen e Autorizimeve Individuale për të drejtën e shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezet 900 MHz dhe 1800 MHz për operatorët “Telekomi i Kosovës” Sh.A. dhe “IPKO Telecommunications” LLC.