Vendim Nr 1435 - Fillimin e procesit te konsultimit për “Draft Rregullores për Përdorimin e Përbashkët të Faciliteteve Shoqëruese”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10 paragrafi 4), nenit 22 paragrafi 2), nenit 23 dhe nenit 24 nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1435 (nr. Prot. 092/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik  të “Draft Rregullores për  Përdorimin e Përbashkët të Faciliteteve Shoqëruese”