Vendim Nr 1439 - Caktimin e bllokut numerik 048 xxx xxx për IPKO

Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 1) dhe 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike; Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, "IPKO Telecommunications" LLC. të datës: 15/08/2019 (Ref.Nr.Prot.470/2/19) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjen e 47-të me radhë të mbajtur më datë 10 Shtator, 2019 pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), me Vendimin nr. 1439 (Ref. Nr.Prot.097/B/19) ka aprovuar kërkesën e operatorit IPKO për caktimin e bllokut numerik jo-gjeografik mobil: (0)48: 000 000 - (0)48 999 999