Vendimet e Analizës së Tregjeve me Pakicë dhe të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafi 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 041/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafët 3.8) dhe 3.9) (tutje referuar si; Rr"egullorja për Analizat e Tregut) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi I ARKEP në  mbledhjen e 39-të  me radhe te mbajtur me 07 maj 2019 ka miratuar Raporti për Analizën e Tregut të Telefonis fikse  dhe Përcaktimin e Operatëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT) dhe Vendimet si në vijim: :

-        Vendimi Nr. 1402- Për Përcaktimin e Tregut  për 'Qasje në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse ';

-        Vendimi Nr. 1403- Për  Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike lokale dhe/ose  kombëtare të disponueshme për publikun të ofruara në lokacionin fiks'

-        Vendimi Nr. 1404- Për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike ndërkombëtare të disponueshme për publikun të ofruar në lokacionin fiks';

-        Vendimi Nr. 1405- Për Përcaktimin e Tregut për 'Origjinimin e thirrjeve në rrjete publike telefonike të ofruara në një lokacion fiks';

-        Vendimi Nr. 1406- Për Përcaktimin e Tregut për 'Terminimin e thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale të ofruara në lokacionin Fiks';

-        Vendimi Nr. 1407- Për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet transite në rrjetet telefonike publike fikse';

-        Vendimi Nr. 1408- Për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregjet e Telefonisë Fikse;

-        Vendimi Nr. 1409- Për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks';

-        Vendimi Nr. 1410- Për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e  'Shërbimeve transite kombëtare në rrjetin publik telefonik në lokacion fiks';

-        Vendimi Nr. 1411- Për Përcaktimin e ndërmarrjes IPKO Telecommunications LLC si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks';

-        Vendimi Nr. 1412- Për Përcaktimin e ndërmarrjes "mts" d.o.o. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks';

-        Vendimi Nr. 1413- Për Përcaktimin e ndërmarrjes Kujtesa.Net Sh.P.K. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks';

 

Shkarko dokumentin