Vendimi Nr 1455 për “Caktimin e Numeracionit Jo-gjeografik (mobil) nga seritë (0)45 5xx xxx, (0)45 6xx xxx, (0)46 1xx xxx për përdorim nga Operatori Telekomi i Kosovës Sh.A.”

Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 1) dhe 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike; Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 16); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, "Telekomi I Kosovës)" sh.a' të datës: 01/10/2019 (Ref.Nr.Prot.557/2/19) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjen e 50-të me radhë të mbajtur më datë 14 Tetor, 2019 pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), me Vendimin nr. 1455 (Ref. Nr.Prot.107/B/19) ka aprovuar kërkesën e operatorit Telekomi i Kosovës për caktimin e blloqeve numerik jo-gjeografike mobile: (0) 45 5xx xxx. (0) 45 6xx xxx  dhe (0) 46 1xx xxx.