Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit
në mbledhjen e 33-të të mbajtur më datë 10 Dhjetor 2019, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) për ecurinë e deritashme rreth procesit të implementimit të kodeve të caktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), mori Vendimi Për Implementimin e Kodeve E.212 dhe Q.708 në Rrjetet e Komunikimeve Elektronike.