Vendim Nr 1472 – Për Fillimin e procesit te konsultimit publik të “Draft Rregullores për Shërbimin e Interkoneksionit në Rrjetat e Komunikimeve Elektronike”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3 të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1472 (nr. Prot. 121/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik  të "Draft Rregullores për Shërbimin e Interkoneksionit në Rrjetat e Komunikimeve Elektronike"