Vendim Nr 1477 - Implementimi i kodit MCC ne rrjetet e komunikimeve elektronike

Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e 51-të të mbajtur më datë 22 Nëntor 2019, pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit Telekomi i Kosovës sh.a. të datës 04/09/2019 (Ref. Nr.Prot.495/2/19) dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) për ecurinë e deritashme rreth procesit të implementimit të kodeve të caktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), mori vendimin nr.1477 për Implementimin e Kodit E.212 (MCC: 221) në Rrjetin mobil të operatorit Telekomi i Kosovës sh.a.