Vendim Nr 1496 - Caktimi i i bllokut nga seria 043 dhe 049 për IPKO

Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - Ligji); nenit 4 paragrafi 2.a) dhe paragrafi 4.5), nenit 5), neni 6) paragrafi 7), nenit 8) dhe nenin 16) të Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17, tutje referuar si - Plani i Numeracionit); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, IPKO Telecommunications LLC (tutje referuar si - IPKO) të datës: 21/01/2020 (Ref.Nr.Prot.022/2/20) dhe nenit 11 paragrafi 3.3) dhe paragrafi 3.18) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 52-të me radhë të mbajtur më datë 31 Janar 2020, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamentit Ligjor (DL), me Vendimin nr.1496 aprovoi kërkesën e operatorit IPKO Telecommunications LLC për caktimin e blloqeve numerike jo-gjeografike mobile nga seritë 043 dhe 049.