VENDIM Nr. 1497 Për Vazhdimin e procesit të Konsultimit Publik të Draft Rregulloreve për Qasje dhe Interkoneksionin në Rrjetet e komunikimeve elektronike

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur më datë 31 Janar 2020, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe rekomandimit të Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamentit Ligjor (DL) me Vendimin nr. 1497  ka miratuar vazhdimin e Konsultimit Publik të dokumenteve:

-         Draft Rregullorja për Shërbimin e Interkoneksionit në rrjetat e komunikimeve elektronike;

-         Draft Rregullorja për Qasjen e Hapur në Lakun Lokal ose pjesë të tij;

-         Draft Rregullorja për Oferten Referente për Qasjen e Hapur në Lakun Lokal dhe Bitstream.

Konsultimit publik vazhdon deri më datë 25 Shkurt, 2020.