Në mbështetje të nenit 10, paragrafi 7) dhe paragrafi 14), nenit 16, nenit 17, nenit 18 dhe nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike; nenit 7 dhe nenit 8 të Rregullores Nr. 37 për Autorizimet e Përgjithshme (Ref. ARKEP Nr. Prot. 019/B/18); në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti/ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 53-të, të mbajtur më datë: 28 Shkurt 2020, pas shqyrtimit të raportit të shkresave të lëndës me Vendimin nr.1550 revokoi Autorizimet e Përgjithshme/Konfirmimet të lëshuara nga Autoriteti për ndërmarrjet e rrjeteve dhe/ose sherbimeve te komunikimeve elektronike.