VENDIMI Nr. 1600 për Caktimin e bllokut numerik Gjeografik (Telefonia Fikse) për përdorim nga Operatori mts D.O.O.

Në mbështetje të nenit 45, paragrafi 1) dhe 3), nenit 58, nenit 59, paragrafi 1) dhe neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike; Rregullores Nr. 32 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Nr. Prot. 038/B/17), nenit 4), nenit 5), nenit 6), nenit 8) dhe nenin 15); në bazë të kërkesës së operatorit të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, "mts" D.O.O. të datës: 09/06/2020 (Ref.Nr.Prot.233/2/20) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 54-të me radhë të mbajtur më datë 24 Qershor 2020, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), me Vendimin  nr.1600 ka aprovuar kërkesën e operatorit "MTS" për caktimin e blloqeve numerike gjeografike (Telefonia Fikse).