Vendimi Nr. 1626 - Shqiptimi i Gjobes per Ndermarrjen City Posta SHPK

Në mbështetje të nenit 7, paragrafi 2.4), nenit 28 paragrafi 1), dhe paragrafi 5), nenit 55, paragrafi 2), nenit 58, paragrafi 1), dhe paragrafi 3.1) e 3.3.2) të Ligjit Nr. 06/L-038, për Shërbimet Postare (tutje; Ligji); nenit 79, paragrafët 1), dhe 2), të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 12 paragrafi 4) dhe 5) i  Rregullores Nr. 41. për Dhënin e Autorizimit të Përgjithshëm për Ofrimin e Shërbimeve Postare dhe nenit 13, paragrafi 1), dhe 5), të Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP-it, në mbledhjen 54-të me radhë të mbajtur më datë 24 Qershor 2020, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe rekomandimit të Sektorit të Shërbimeve Postare (SSHP), dhe Departamentit Ligjor nxjerr Vendim Nr.1626.