Vendim Nr 1910 – Fillimi I procesit të Analizës së Tregut “Qasja me shumicë e kualitetit të lartë e ofruar në lokacionin fiks"

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafët 1) dhe 3) nën-paragrafi 3.3 dhe nenit 79 paragrafi 2) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 42 për Analizat e Tregut, (Ref. ARKEP Nr. Prot. 110/B/19), neni 3, paragrafët 3.1), 3.3) dhe 3.4), neni 4, paragrafët 4.3.3) dhe 4.3.4) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut), dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 11–të me radhë të mbajtur me datë 25 shkurtt 2022, bazuar në shqyrtimin e administruar të materialeve të lëndës, si dhe rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me Vendimin nr. 1910 miratoi fillimin e procesit të analizës së tregut: “Qasja me shumicë e kualietit të lartë të ofruar në lokacionin fiks”

 

Procesi i analizës së tregut fillon më datë:  01 mars 2022 dhe përfundon më datë 30 qershor 2022.