Në mbështetjen të nenit 6 paragrafi 2.1, nenit 10 paragrafi 1, nenit 45 paragrafi 2, neni 46 paragrafi 3, nenit 54 paragrafi të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr.04/L-109 (tutje referuar si Ligji apo LKE) si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me VENDIM Nr. 1950 (nr. Prot. 034/B/22) ka miratuar fillimin e konsultimit publik Draft - dokumentit “Plani Kombëtar i Radio Frekuencave” për Kosovë.
Plani Kombëtar i Radio-frekuencave të Kosovës është dokument që përcakton brezet frekuencore për shërbime të ndryshme dhe vendos kushtet bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të përdorimit efektiv të spektrit të radio-frekuencave dhe shmangien e interferencave.
Plani Kombëtar i Radio-Frekuencave për Kosovë është përgatitur për gamën e frekuencave nga 8.3 kHz deri në 3000 GHz, sipas rekomandimeve dhe vendimeve ndërkombëtare të ECC/CEPT (Raportit 25 të ERO/CEPT, versioni i vitit 2020), Tabelës Evropiane të Alokimit dhe Aplikimeve të Frekuencave si dhe sipas nevojave kombëtare, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e përdoruesve dhe industrisë për shfrytëzimin sa më efikas të resurseve frekuencore.
Procesi i konsultimit me palët e interesuara fillon më datën; 06 Qershor 2022 dhe përfundon më datë; 05 Korrik 2022.
Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: visar.halimi@arkep-rks.org , gresa.istrefi@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.