Në mbështetjen të nenit 1, nenit 3 paragrafi 1), nenit 9 paragrafi 3.2 dhe 3.3), nenit 10 paragrafi 4), nenit 60, neni 64, nenit 79 paragrafët 1) dhe 2), nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) dhe nenit 85 paragrafi 7.3.2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i ARKEP me Vendimin Nr.1963 ka miratuar per konsultim publik “Draft Rregulloren për Bartshmërinë e Numrave për Parapaguesit e Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike”.
Procesi i konsultimit publik fillon më datën 21 Qershor 2022 dhe përfundon më 20 Korrik 2022.